Gerdec, gjendet ne germadha trupi i Shqipe Alhases
21 dite nga shpërthimi i Gërdecit, nje tjetër viktime është gjetur ne rrënojat e fabrikës qe çmontonte municionet luftarake ne Gërdec duke e çuar ne 27 numrin e viktimave. Shpresa Alhasa, e cila rezultonte e humbur qe prej shpërthimit është gjetur sot nga forcat e kerkim –shpëtimit pranë kraterit. Shqipe Alhasa 25 vjeç, nene e dy fëmijëve kryente ne fabrike procesin e larjes se predhave dhe gëzhojave. Ajo ishte shpallur e zhdukur nga familjaret te cilët kishin kërkuar rinisjen e kërkimeve për gjetjen e trupit. Nga shpërthimi ne Gerdec u plagosen gjithashtu edhe 300 persona te tjerë.
Ndërkaq vetëm para disa ditësh 6 vjeçari Edison Durda ka ndërruar jete ne spitalin e Brindisit ku ishte dërguar për një trajtim me te specializuar pas plagëve te marra ne shpërthimin e Gërdecit. 6 vjeçari Durda është pacienti i 3 shqiptar qe ndërron jete ne Itali, pas Nafie Lacit 37 vjeç e Kore Delit, anëtarë e familjes Deliu, e cila është shuar nga shperthimi i Gerdecit.