E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari rritet ndaj euros

Dollari është rritur si ndaj euros ashtu edhe ndaj yenit në fund të kësaj jave, pasi bankat kanë deklaruar se do të përballojnë të ashtuquajtërën krizë botërore, më të keqen që prej Depresioni të Madh të viteve 30.

Euro ka rënë këtë javë ndaj shumicës së monedhave pasi mendohet se rritja ekonomike në eurozonë do të ngadalësohet.

“Dollari po rikthehet” – tha Benedikt Germanier, një strategjist monedhash në UBS AG në Stamford, i cili blen ka blerë dje dollar në këmbim të eurove dhe yenit.

Dollari është rritur me 2.2% këtë javë deri në nivelin 101.47 yen, nga 99.23 që këmbehej në datën 28 mars. Është rritja më e madhe që prej 30 nëntorit. Kundrejt euros, dollari është rritur me 0.4% deri në 1.5737, nga 1.5796 që këmbehej një javë më parë.

State Street Global Markets, një njësi e institucionit më të madh financiar në botë, bleu dje dollar për herë të parë këtë vit pasi mendohet se kriza globale po zbehet.

Banka qendrore Europiane pritet ta mbajë normën bazë të interesit në nivelin më të lartë të 6 viteve, prej 4%, në takimin e datës 10 prill. Të paktën kështu kanë parashikuar 58 ekonomistë në një studim të Bloombergut.

“Ne mendojmë se euro është shumë e rritur në këtë nivel” – tha Boris Schlossberg, shef këmbimi në DailyFX.com.

Dollari ka rifituar pikët më shumë në fund të kësaj jave kur Departamenti i Punës në SHBA tregoi rënie të nivelit të papunësisë me 80.000 vende. Është ulja më e madhe në 5 vitet e fundit, tha Ben Bernanke në dëshminë e tij para kongresit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›