E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: KFOR-i, koordinohet me EULEX-in

Në një raport dërguar drejtuesve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, presidenti i SHBA-ve, George Bush një pjesë të veçantë ia ka kushtuar operimit të KFOR-it në Kosovë. Presidenti Bush, ndër të tjera ka thënë se KFOR-i koordinohet me UNMIK-un, ndërsa tash një bashkëpunim të tillë ia ka ofruar edhe misionit EULEX. Raporti trajton luftën kundër terrorit si dhe misionin paqeruajtës në Kosovë, ndërsa pasqyron aktivitetin e ushtrisë amerikane në botë. Në këtë raport, presidenti Bush jep një kronologji të angazhimit të KFOR-it në Kosovë. Ai thekson se - misioni fillestar i KFOR-it ishte garantimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë - ndërsa tash, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe policinë ndërkombëtare, kontribuon në mbajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt, që lehtëson punën e misionit të UNMIK-ut, Zyrës Ndërkombëtare Civile të udhëhequr nga BE-ja, dhe misionit në zhvillim për sundimin e ligjit, EULEX. Bush ka thënë se detyrë primare e KFOR-it - ku përfshihet edhe kontingjenti amerikan i stacionuar në Kosovë - është të ofrojë ndihmë në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Momentalisht, ka shtuar Bush - KFOR-i koordinohet me UNMIK-un dhe e mbështet atë, ndërsa i ka ofruar garanci të ngjashme të bashkëpunimit edhe misionit EULEX. Ai po ashtu ka potencuar se NATO vazhdon që në periudha të caktuara të bëjë rishikimin formal të misionit të KFOR-it. Këto rishikime, sipas tij, ofrojnë bazë për vlerësimin e gjendjes së tashme të kësaj force, nevojat e ardhshme, strukturën, zvogëlimin e saj, dhe tërheqjen eventuale të KFOR-it. Presidenti gjithashtu ka potencuar se, NATO-ja ka adoptuar një Plan të Përbashkët Veprimi për të regjionalizuar dhe racionalizuar strukturën e saj ushtarake në Ballkan. Presidenti Bush ka potencuar se KFOR-i mbështet policinë ndërkombëtare dhe atë të Kosovës në ruajtjen e sigurisë publike përgjatë tërë Kosovës dhe në kufi të saj - sidomos në zonat e ndjeshme - dhe ka shtuar se kjo forcë do të veprojë ndaj kërcënimeve potenciale, varësisht prej

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›