Prishtina mes Maqedonisë dhe FYROM-it
Shkup - Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës është çështje teknike, dhe do të ndodhë atëherë kur të jetë moment më i përshtatshëm për të dyja palët. Kështu është shprehur zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Zoran Petrov. Më e rëndësishme, sipas tij, është se Maqedonia ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe ka një bashkëpunim të mirë palën kosovare në shumë fusha.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, do të vijë në një moment më të përshtatshëm për të dyja palët. Si do që të jetë ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës, dokumentet e udhëtimit dhe me palën kosovare po punojmë në përfundimin e demarkacionit të kufirit. Mendoj se çështja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është çështje teknike”, ka deklaruar njeriu i dytë i diplomacisë maqedonase, Petrov.
Mirëpo në qarqet politike maqedonase në Shkup, rriten dilemat se shkaku kryesor për zvarritjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve qëndron tek Prishtina zyrtare, e cila ende nuk ka vendosur nëse akti i vendosjes së raporteve diplomatike me Shkupin zyrtarë të bëhet me emrin Republika e Maqedonisë, ose referencën FYROM.
Në Shkup ekzistojnë vlerësime se Prishtina është në dilemë rreth kësaj çështje nga frika se mundet ta irritojë Greqinë, e cila konteston emrin e Maqedonisë. Greqia së bashku me Qipron ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Lidhur me kufirin me Kosovën, zëvendësministri i Punëve të Jashtme theksoi se mbetet të shënohet edhe më pak se një kilometër në zonën rreth Debëlldesë, ku duhet të vendosen gurët kufitarë, me çka ky proces do të rrumbullakohet konform paralajmërimeve.
Për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Petrov tha se do të ndodhë atëherë kur të dyja palët do ta vlerësojnë se është momenti adekuat.