E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të mbyll burgun e Guantanamos

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama thotë se brenda dy viteve të para të administratës së tij do të mbyll burgun amerikan të Guantanamos.
Në një intervistë për revistën Time zoti Obama tha se shpresonte që të
rivendoste ballancin mes çështjeve të sigurisë dhe kushtetutës amerikane.
Por kritikët e këtij vendimi thonë se mbyllja e këtij burgu nuk dë të jetë e lehtë. Janë rreth 250 persona që ende mbahen atje dhe disa prej tyre kanë shprehur brengosje se do të persekutohen nëse kthehen në vendet e tyre prej nga vijnë. Por zoti Obama dëshiron që të ndryshojë në mënyrë drastike politiken e jashtme amerikane. Ai i tha kësaj reviste se dëshiron që Guntanamo të mbyllet në mënyrë të përgjegjshme në mënyrë që t'i jipet fund asaj që ai e quajti "torturë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›