FBI: Blagojeviç,ishte arkëtar i mafies

Guvernatori i shtetit Illinois me prejardhje serbe, Rod Blagojevich, sipas informatave të FBI-së ka qenë i lidhur ngushtë edhe me mafien italiane të Chicagos. Avokati dhe ish-polici Robert Cooley dëshmon se në vitet e 80' kur punonte si agjent sekret për FBI, Blagojevich ishte arkëtar në lagjen North Side të Chicagos - që i bënte llogaritë për larjen e parave për mafien. Cooley, në një intervistë për televizonin e madh amerikan ABC, ka thënë: "Unë e kam percjellë Milloradin, guvernatorin e Illinois, i cili udhëhiqte një rrjet të rrezikshëm që merrej me operacion të kumarës në periferitë perëndimore të qytetit. Ky i paguante haraç mafies për të mbajtur operacionin e tij". Cooley, dëshmia e të cilit solli 24 akuza për korrupsion kundër Blagojevichit, thotë se i kishte informuar autoritet federale rreth operacioneve kriminale të Blagojevich gati para 20 viteve. Ai po ashtu e kishte dhënë po të njëjtën informatë për lajmet e ABC-së në Chicago, në vitin 2006, gjatë rizgjedhjes se Blagojevichit për guvernator të Illinoisit. Sipas të dhënave të sakta të Cooleyt, Blagojevich rregullishi ka paguar haraç mafies italiane, përmes Robert Abbiantit,që ishte bashkëpunetor i kryebosit Marco D'Amico në atë kohë. "Njohurit e mia rreth aktiviteteve të Blagojevichit, tregojnë qartë se ai ka pasur gjithmonë tendenca të shes çdo pozitë pushteti në shtetin Illinois. Dhe pikërisht, tani, kjo ka ndodhur", përfundon Cooley.