E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, qëllohet me armë zjarri një 55 vjeçar

Mitrovicë – Një 55 vjeçar nga Rahoveci i Mitrovicës është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Policia menjëherë ka mbërritur në vend të ngjarjes dhe ka kontaktuar me një person të lënduar, që besohet të jetë i dyshuari i këtij rasti. I dyshuari i ka deklaruar policisë se mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt dhe pas kësaj ka shtënë në drejtim të viktimës, të cilën më pas e kishte lënë në një fushë, pa ditur për pasojat që i kishte shkaktuar.

I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se ka kryer veprën kriminale, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë automatike, e cila dyshohet se i përkiste viktimës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›