Hamasi bojkoton konferencën për pajtimin ndërpalestinez
Damask (Start)-Hamasi bojkoton konferencën për pajtimin ndërpalestinez. Sipas Reuters, Hamasi pretendon se kërkesat e tyre për një dialog serioz nuk janë përmbushur. Agjencia Reuters citon një zyrtar të lartë të Hamasit se “"Hamasi ia bëri të ditur Egjiptit këtë vendim. Ata do të presin edhe disa orë para se ta bëjnë zyrtare njoftimin e tyre në rast se ndodh diçka dramatike edhe pse nuk ka gjasa të ndodhë".