E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani “i zemëruar” me Obamën

Teheran (Start)-Irani ka reaguar pas deklaratave të presidentit të ri amerikan, Barak Obama lidhur me qëndrimin e SHBA-ve ndaj burimeve bërthamore në këtë vend. Kryetari i parlamentit iranian, Ali Larijani, kritikoi Barack Obamën, duke vlerësuar se ''kjo do të thotë të ndjekësh të njëjtën rrugë të gabuar si në të shkuarën. Nëse SHBA-ja dëshiron që situata në rajon të ndryshojë, duhet të dërgojë sinjale të mira''. Sipas tij, ''Obama duhet të kuptojë që ndryshimi nuk nënkupton vetëm ndërrimin e ngjyrës dhe sjelljen e ndryshime sipërfaqësore, ndryshimi duhet të ketë bazë strategjike''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›