E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush: Senati të ratifikojë pranimin e Shqipërisë në NATO

 

Presidenti Bush i rekomandoi Senatit që të ratifikojë sa më shpejt pranimin në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë. Protokollet e pranimit u miratuan në Bruksel më 9 korrik. Në një deklaratë të botuar dje nga Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të Internetit, thuhet se Shqipëria dhe Kroacia shërbejnë si dy shembuj të tjerë vendesh të motivuara nga pranimi në NATO për të çuar përpara reformat e vështira politike, ekonomike dhe ushtarake. Përpjekjet dhe suksesi i tyre, thuhet në deklaratën e Presidentit Bush, u tregojnë vendeve të tjera të Ballkanit dhe më gjerë se dera e NATO-s është e hapur për vendet që janë të gatëshme të marrin mbi vete përgjegjësitë e anëtarësimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›