Topalli në Itali e ftuar nga Fini
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfrianco Fini. Topalli do referojë në tryezën e rrumbullakët me temë "Parlamentet në procesin e Asociim -Stabilizimit dhe integrimit europian dhe mesdhetar". Në këtë aktivitet marrin pjesë
kryetarë të Parlamenteve dhe përfaqësues të legjislativit nga Bosnja, Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Gjatë vizitës në Itali, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të ketë edhe takime me përfaqësues të lartë të ekzekutivit italian.