E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Shumë pak vende mund të krahasohen me përparimin e Shqipërisë

Presidenti Amerikan George W Bush, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Republikës Bamir Topi, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e Gërdecit dhe solidaritetin e qeverisë dhe mbarë popullit amerikan. “Në emër të popullit amerikan, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella për tragjedinë që ndodhi në Gërdec si pasojë e së cilës u plagosën dhe humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm! Mendimet dhe lutjet e mia janë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe për popullin shqiptar gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në mesazhin e Presidentit Bush. “Vendosmëria e Shqipërisë për të zhdukur municionet e tepërta të rrezikshme është për t’u lavdëruar dhe shumë pak vende mund të krahasohen me arritjet e saj. Incidenti i Gërdecit na tregoi se sa jetësor është për Shqipërinë dhe bashkësinë ndërkombëtare të qenit të përkushtuar ndaj programeve, të cilat në mënyrë të parrezikshme e eliminojnë këtë rrezik ndaj sigurisë publike. Mbështetja dhe vendosmëria juaj vlerësohen shumë!”, thuhet më tej në mesazhin e Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush dërguar Presidentit të Republikës Bamir Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›