E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini ndan pagat për marshimin e sotëm – s’ndalet turpi i opozitës

Prej vitesh shqiptarët janë të lodhur nga retorikat boshe të përpiluara nga oratorë demagogë që sot e gjithë ditën flasin më buje së kanë gjetur çelësin magjik që i jep fund halleve dhe problemeve të këtyre të fundit. Lodhje e cila reflektohet në bjerrjen e pashmangshme të numrit të atyre që të gënjyer nga sloganet bombastike e mesianike marrin mundimin të popullojnë sheshet dhe bulevardet e Tiranës. Çoroditja ideologjike e Partisë Socialiste në këto 2-3 vitet e fundit si pasojë direkte e eksperimenteve në strukturat në bazë e qendër që kryebashkiaku Rama ka kryer, mungesa e një opozite konstruktive për shkak të zëvendësimit të alternativave nga fryma mohuese e çdo lloj reforme apo nisme ligjore të ndërmarrë nga mazhoranca aktuale, ka dhënë frytet e veta të hidhura në ato pak aksione publike që selia rozë ka iniciuar, kryesisht për shkak të pikave të dobëta të vetë kryebashkiakut sesa për shqetësime që ngërthejnë një masë të gjerë qytetarësh, qofshin këta militantë të PS-së. Kësisoj frika se në tubimin e sotëm politik, të veshur me petkun e një organizimi gjysmë OJF-ist do të marrin pjesë vetëm qindra vetë, ka shtyrë shtabin ylberist të Ramës që të hartojë një listë pagesash për motivimin e pjesëmarrësve në vakinë e sotme. Musa Ulqini,
Shpëtim Idrizi, Arben Isaraj dhe kryefinancieri i PS-së Gazheli me paratë e kontrabandës në tatime dhe dogana janë ngarkuar që të mobilizojnë “paraushtarakët ylberistë me pagesë” nga rrethinat e kryeqytetit dhe nga disa rrethe të vendit për rrëzimin e qeverisë. Pavarësisht këtyre manovrave dështimi i këtij tubimi është i pritshëm për shkak se jo vetëm banorët fatkeq të Gërdecit apo edhe fshatrave të tjerë që gjatë një emision televiziv të drejtpërdrejtë i treguan vendin liderit të G 99-s Erion Veliaj, duke i thënë se ai duhej të hiqte dorë së thëni pallavra në funksion të përdorimi politik i ngjarjes së rëndë, por edhe pjesa dërrmuese e opinionit publik, percepton qartë përdorimin neveritës të kësaj tragjedia njerëzore.

 Leonard Quku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›