Bush Topit:Shqipëria në NATO
Ish-presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush i ka dërguar një letër kreut të shtetit, Bamir Topi, në të cilën vlerëson kontributin e ushtrisë shqiptare në misionin në Irak. Në letër Bush shkruan se “Eksperienca jonë e përbashkët në Irak tregon shembullin më të mirë se si partneriteti midis vendeve tona është thelluar në vitet e fundit. Unë kam besim që këto lidhje do të forcohen ndërkohë që Shqipëria zë vendin e saj si anëtare e NATO-s, ndërkohë që qeveritë tona rrisin bashkëpunimin e tyre në shërbim të sigurisë globale, lirisë dhe paqes”.