E Shtunë, 31 Tetor 2026

KORÇE/ Kreu i LSI: Pse e refuzuam projektbuxhetin

 

KORÇE – Të premten Këshilli Bashkiak i Korçës do të mblidhet sërish për të diskutuar mbi 3 pikat e kërkuara për ridiskutim nga PD dhe LSI. Një ditë pas debatit që shkaktoi shtyrjen e buxhetit është caktuar mbledhja e radhës, e cila do të ketë në qendër temat e kërkuara nga këshilltarët e djathtë dhe të LSI-së. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Riza Ashimi u shpreh dje dhe një herë se qëllimi i kësaj force politike nuk ishte mosmiratimi i buxhetit, por përsosmëria e tij. LSI ka kërkuar që për vitin 2009 të mos rriten tarifat për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin për familjet korçare siç është parashikuar në projektbuxhet. Këtë e argumentojnë me faktin se gjatë vitit të kaluar të ardhurat e realizuara nga këto tarifa kanë qenë 51.136 milionë lekë dhe janë shpenzuar 42.440 milionë lekë. Duke qenë në një vit krize, por edhe vit elektoral, dega e LSI në Korçë kërkon që 18 taksat e tatimet që mbledh Bashkia dhe që pasqyrohen në projekt buxhet të rishikohen, sepse janë parashikuar të larta.                         j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›