Papandreu: I kënaqur për arritjen e marrëveshjes
Kryeministri grek Jorgo Papandreu është shprehur tepër i kënaqur pas arritjes së marrëveshjes për ndihmën që iu dha Greqisë pas samitit të shteteve të Eurozonës që u mblodhën ditën e ejnte në Bruksel. Dy pikat kryesore të kësaj marrëveshjes ishin asistenca e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Greqinë që shteti ballkanas të ulë defiçitin bankar. Ndërsa pika tjetër e kësaj marrëshveshje e cila u propozua nga delegatët e Francës dhe të Gjermanisë ishte dhënia e kredive me norma të ulëta interesi për Greqinë. Këto masa të rëndësishme u ndërmorën që Greqia të ketë kapitalin e mjaftueshëm financiar për të paguar borgjin e madh publik që kanë bankat shtetërore.
"Jam shumë i kënaqur që më në fund u vlerësuan përpjekjet dhe sakrificat e popullit grek për të kaluar këtë kohë të vështirë krizë ekonomike dhe periudhe destabiliteti. Kjo marrëveshje është një zgjidhje jo vetëm për Greqinë por për të gjithë tregu europian,"- u shpreh i kënaqur kryeministri grek.
"Europa dhe Bashkimi Europian pati vendosmërinë që të tregohej e përgjegjshme në veprimet e saj. Greqia së bashku me vendet e tjera të Eurozonës ka treguar dhe po tregon maturi në përballimin e kësaj krize së cilës shumë shpejt do t'i vijë fundi."- vijoi kryeministri Papandreu. Pas firmosjes së marrëveshjes vendet e Eurozonës kërkuan që qeveria greke të vazhdonte me masat anti-krizë që ka disa muaj që po i ve në praktikë për të ulur masën e defiçitit dhe borgjin publik.