Bush i jep lamtumirën kombit amerikan
Autori i Lajmit: red.
Presidenti në ikje, Xhorxh Ë. Bush bëri daljen e tij të fundit publike, drejtuar popullit amerikan. Gjatë këtij fjalimi, ai përshëndeti punën e administratës së tij, e cila i solli demokracinë Irakut dhe Afganistanit. "Afganistani është shndërruar nga një vend ku talebanët furnizonin Al-Kaedën dhe godisnin gratë me gurë, në një vend me një demokraci të re, e cila po lufton terrorin dhe po nxit vajzat që të shkojnë në shkollë”, - tha Bush. “Ndërsa Iraku është shndërruar nga një diktaturë shfarosëse dhe një armik i betuar të Amerikës, në një vend demokrat arab në zemër të Lindjes së Mesme, dhe një mik i SHBA. Presidenti që pas katër ditëve do t i duhet t i delegojë kompetencat e tij presidentit të ardhshëm Barak Obama, nuk mohoi faktin se ka bërë gabime dhe në shumë raste do të kishte dashur të vepronte ndryshe. "Kam ndjekur ndërgjegjen time dhe bëra atë që më dukej e drejtë. Mund të mos bini dakord me disa nga vendimet e vështira që kam marrë, por shpresoj që të kuptoni se jam munduar të bëj më të mirën", - është shprehur Bush. "Ka disa gjëra që do doja t i kisha bërë ndryshe, nëse do të më jepej mundësia. Megjithatë, kam vepruar gjithmonë në interes të vendit tim", - shtoi ai. Ai theksoi se po lë pas vetes një botë "më të lirë" dhe aleanca ndërkombëtare më të forta, në fjalën e lamtumirës në Departamentin e Shtetit. "Kemi ndërtuar një koalicion prej më tepër se 90 vendesh në botë për të luftuar kundër terrorizmit dhe për ta çuar më tej kauzën e lirisë, në atë që është beteja e madhe e kohës sonë",- deklaroi Bush. "Kemi forcuar aleancat, kemi forcuar sigurinë e vendit tonë dhe e kemi bërë botën më të lirë",-tha ai.
Ekonomia
Bushi u shpreh i bindur se me vendosmëri dhe punë të jashtëzakonshme ekonomia amerikane do ta rimerrte veten shumë shpejt. Administrata e tij ishte e vendosur për të reagur me forcë. “Është një kohë shumë e vështirë për familjet punëtore amerikane. Por mendoni sa më keq do të ishte, nëse ne nuk do të kishim reaguar”, - tha Bushi. Presidenti u shpreh se kishte besim se presidenti i ri i SHBA, Obama, do të bënte një punë shumë të mirë dhe i bëri thirrje Amerikës që të vazhdojë betejën e saj për të fituar besimin e të gjithë botës. Xhorxh Bush foli përpara një audience ku ndodheshin miqtë dhe familjarët e tij, ndërkohë që gjatë fjalimit ndiheshin mjaft qartë dhe emocionet që zëri i tij përcillte
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009