Probleme me kartat e identitetit,
Autori i Lajmit: red.
Procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike apo kartat e identitetit në Njësinë Bashkiake nr. 1 në Tiranë po ecën normalisht, tha dje në një prononcim për mediat kryetarja e kësaj njësie, Lindita Nikolla. Gjashtë ditë pas fillimit të procesit të aplikimit për pajisjen e qyetarëve me dokumentet elektronike, Nikolla e cilësoi këtë proces tepër pozitiv, për sa i takon ndjeshmërisë së qytetarëve. "Këtë e vërteton dhe fluksi shumë i madh i qytetarëve pranë kësaj njësie për aplikim", - tha Nikolla, duke sqaruar se për të aplikuar qytetari mund të vijë në çdo orë të ditës pranë zyrave të posaçme të ngritura për këtë proces. Numri i banorëve të cilët duhet të aplikojnë për dokumentet elektronike në Njësinë Bashkiake nr.1 është 30 mijë. Deri tani ky proces është realizuar për 642 persona. Nikolla u ndal dhe tek problemet e hasura gjatë këtyre ditëve. “Ka shumë dublime dhe sistemi të bllokon procedurën, që do të thotë se një qytetar është i regjistruar në dy njësi bashkiake, dhe në këtë rast, duke qenë se jemi pranë procesit zgjedhor, në njësinë tonë mund të pajiset me kartë identiteti, ndërsa në njësinë tjetër mund të paraqitet me pasaportë", - tha Nikolla, duke sqaruar se vetëm ditën e djeshme është evidentuar ky problem për 80 qytetarë që rezultonin të regjistruar në dy njësi njëherësh. Nisur nga interesi i madh i qytetarëve, Nikolla shprehu bindjen se “brenda afateve kohore të parashikuara, pjesa më e madhe e qytetarëve të njësisë Nr. 1 do të pajisen me letërnjoftimin elektronik".
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009