Të “rrëzohet” avioni e të mos gjejë asgjë
Autori i Lajmit: red.
“Bie” avioni në mes të Nju-Jorkut, por mrekullisht, nuk shkakton asnjë viktimë. Avioni “Airbus A320”, me 150 persona në bord, në turbinat e të cilit gjetën “strehë” një tufë me pata, u rrëzua në ujin e akullt të lumit Hudson, në Nju-Jork. Pasagjerëve të shastisur iu desh të kacavirreshin në krahët e Airbus-it derisa sa të vinin forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Ndërsa prisnin që të shpëtoheshin, kryepiloti gjakftohtë, Cesli Bërnet Salënberger III, ose siç thirret ndryshe, Sali, i ra kryq e tërthor dhe një herë tjetër avionit gjysmë të fundosur, për t u siguruar që të gjithë pasagjerët kishin dalë. Mbrëmjen e së enjtes, pasi 78 nga personat që gjendeshin në bord u dërguan në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Majkëll Blumberg, përshëndeti pilotin veteran nga Teksasi, duke e lavdëruar për punën e paqme për uljen e avionit gjigant, në lumin Hudson. Blumberg tha këto fjalë pasi e kishte falënderuar personalisht ish-pilotin e linjës së parë të bombardimeve, 57-vjeçarin, Salënberger: “Ky pilot bëri një punë të mrekullueshme për të nxjerrë nga avioni pasagjerët, pjesëtarët e ekuipazhit dhe fëmijët që gjendeshin brenda”. Ndërkohë, guvernatori i Nju-Jorkut, Dejvid Paterson, u shpreh: “Më parë kishte ndodhur një mrekulli në rrugën 34, (“34th Street”)- tani ndodhi dhe një mrekulli e dytë, por kësaj radhe në Hudson. Ky ishte një akt heroik i bërë nga ekuipazhi, i cili shpëtoi në radhë të parë veten, dhe më pas këdo tjetër në bord. Kjo ditë do të shënohet si një nga ditët më spektakolare të historisë së qytetit tonë, dhe për vetë shërbimin privat, fal të cilit të gjithë pasagjerët sot gjenden pranë familjeve të tyre”. Anijet ankoruese, fatmirësisht, gjendeshin mes një flote të vogël barkash, dhe nxituan t i vinin në ndihmë avionit, shpejtësia e të cilit në kontaktin e parë me ujin ishte 240 km/h. Thellësia e lumit Hudson, në vendin ku avioni u “ul”, ishte 15 metra, ndërsa e enjtja shënoi dhe një nga ditët më të ftohta të vitit. Teksa i afroheshin vendit të ngjarjes, forcat e shpëtimit ishin përgatitur për të parë një masakër, por mbetën të befasuara kur i gjetën të 150 pasagjerët shëndoshë e mirë. Një nga pasagjerët e mbijetuar tha se atyre u ishte kërkuar që të qëndronin në pozicionin e gatishmërisë së përplasjes, pasi avioni do të tentonte të ulej vetëm pas 45 sekondave që kishte lënë tokën, shkaku - “një sulm nga një çift zogjsh”. Me të dy motorët jashtë funksionit, piloti thërriste: “Po biem. Mbahuni, mbahuni”. Një tjetër pasagjer tha se piloti i kishte lajmëruar se duhet të përgatiteshin për përplasje. “Nga njerëzit dëgjoheshin vetëm ulërima dhe lotë. U mundova t i jap kurajo vetes. Mira pra, ja ku është, mbase ia dalim .
Fluturimi numër 1549, drejtuar për në Charlotte, North Carolina, u përplas afër rrugës 48 në Manhatan, dhe kishte vetëm 3 minuta që kishte lënë aeroportin "La Guardia". Një nga kontrollorët e kullës së vrojtimit tha se "piloti që drejtonte avionin kishte një eksperiencë 40-vjeçare dhe në fillim kishte kërkuar aeroportin më të afërt për të kryer ulje të detyruar. Kur e kuptoi se kjo ishte e pamundur, atëherë nuk kishte zgjedhje tjetër veç “zhytjes” në ujë. Dëshmitarë të tjerë tregojnë sesi piloti, pa asnjë motor në gjendje pune, bëri një ulje të denjë për manualet e drejtimit të avionëve. Një zyrtar që pa me sytë e tij ngjarjen tha: “Pashë aeroplanin t i afrohej ngadalë Hudsonit dhe kuptohej që manovrohej në rënie të lirë. Në fund u duk sikur mori përsëri fuqi, por bëri një përplasje spektakolare me ujin, i cili e mbuloi të gjithë.
Shkaqet
"Airbus A320, kontaktin e parë me ujin e bëri me bark. Vetëm disa sekonda më vonë pamë që të shpërthente dera dhe njerëzit që qëndronin në krahët e avionit. Barkat e shpëtimit lanë menjëherë molin dhe e gjitha kjo ndodhi në harkun kohor të 2 minutave". Kështu shprehet Barbara Sambriski, e cila tha se menjëherë pasi pa avionin, e kuptoi se ishte në telashe. “Po mendoja, pse po fluturon kaq avash? – ndërkohë që u përplas në ujë”.
Gazetari Aleks Uitejkër, i cili e pa dramën nga kati i 22-të i dhomës së takimeve në “Times Square” tha: “Dyert u hapën dhe prej andej pamë jastëkët e shpëtimit. Mund të shikoje njerëzit që përpiqeshin të ngjiteshin përsëri në avion”. Një zyrtar i aviacionit tha: “Konfirmimet se kanë qenë zogjtë ata që kanë shkaktuar aksidentin vijnë të gjitha nga dëshmitarët okularë”.
Dje në mëngjes, avioni i cili dalëngadalë kishte nisur të zhytej më thellë u rimorkiua drejt portit. Ekspertët thonë se ai qëndroi gjysmë i mbytur, pasi distanca që ai do të fluturonte ishte e shkurtër dhe serbatori i tij ishte gjysmë bosh. Një ekspert aviacioni komentoi dhe punën e kryepilotit, tashmë të shpallur hero: “Shanset ishin të gjitha kundër tij, asnjë nga pilotët nuk do të dëshironte të gjendej në vendin e tij”. Ish-piloti britanik, Erik Mudi, tha: “Duhet të jenë zogj shumë të mëdhenj, që të fikin motorët. Unë do të thosha se ulja e atij mjeti është bërë në mënyrë perfekte dhe kushdo e ka bërë atë “zhytje”, ka bërë një punë të paqme. Ai është një hero”.
Dëshmitë
Shumica e pasagjerëve, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, vuanin nga ftohja e gjymtyrëve, pasi kishin qëndruar gjatë, në një temperaturë minus 7 gradë celcius. Një nga pasagjerët tha se një grua kishte humbur njërën nga këmbët e saj.
I mbijetuari Xhef Kolodxhei, nga Norfolku, tha: “Njerëzit ishin të gjakosur. U përplasëm shumë fort me ujin, ishte vërtet e frikshme”.
Një tjetër pasagjer tha: “Një pjesë e njerëzve filluan të luteshin dhe u mblodhën kruspull. Ishte marramendëse. E dinim që nuk kishim shumë kohë, pasi sapo ishim ngritur nga toka. Kur na u komunikua ulja e shpejtë ishim ende të qetë. Lumi ishte gjithashtu shumë i qetë. Piloti manovroi disi me krahët, nuk e di nëse shtoi apo uli shpejtësinë, por di të them që bëri një ulje të shkëlqyer. Po prisja që avioni të rrokullisej apo të ndahej më dysh. As kjo nuk ndodhi. Për një kohë të gjatë kemi lëvizur sa para mbrapa. Jastëkët e shpëtimit u shpërndanë pasi uji hyri brenda. Në kohën kur të gjithë u evakuan avioni ishte zhytur mbi një metër nën ujë. Forcat e shpëtimit po përpiqeshin të nxirnin disa pasagjerë nga dera e emergjencës, ndërkohë ata që kishin arritur tek krahët e avionit ishin disi më të qetë, pasi prisnin të transportoheshin drejt bregut".
Dikush tjetër tha: "Brenda u bë errësirë dhe tym. Në fillim ishte pak e frikshme. Megjithatë, shumë persona e ruajtën gjakftohtësinë dhe u munduan të qetësojnë të tjerët. Është e pabesueshme se si arritën të mbijetonin që të gjithë, kjo fal zotit dhe pilotit. Ende nuk mund ta besoj se si mundi ta ulte atë avion pa shkaktuar as dëmin më të vogël. Në vendngjarje mbërritën menjëherë barkat e shpëtimit dhe ato të patrullës së policisë”.
Fred Bureta pa një nga motorët të merrte flakë, pasi një patë u thith nga rryma. “Isha në ndenjësen 15 A djathtas, të motorit që po digjej. Motori shpërtheu dhe ndërkohë avioni mori trajektoren drejt lumit. Brenda ra heshtja. Piloti tha: Bëhuni gati, do të përplasemi . Ndjemë se si hymë në ujë dhe bëmë një ulje fenomenale".
Një tjetër pasagjer që mbërriti shëndoshë e mirë në breg tha: “Thjesht u përplasëm, por avioni qëndroi i pafundosur.”
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009