E gjithë diplomacia në këmbë për të arritur armëpushimin
Autori i Lajmit: red.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka kërkuar nga Izraeli shpallje të armëpushimit të njëanshëm në kuadër të fushatës ushtarake kundër Hamasit të filluar para tre javësh në Gazë. Sipas shefit të OKB-së, kjo është e vetmja mënyrë që konflikti të pushojë në mënyrë të menjëhershme. Ai e bëri këtë deklaratë në Rramallah, të Bregut Perëndimor, ku u takua me Presidentin palestinez, Mahmud Abas, një nga liderët e “Fatahut”. Abas mbështeti kërkesën e zotit Mun, por ajo u kundërshtua nga zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev, i cili më herët kishte thënë se Izraeli shpresonte se këtij konflikti po i vinte fundi. Ndërkohë, sipas burimeve mjekësore palestineze, numri i të vrarëve si pasojë e sulmeve të forcave izraelite që nga data 27 dhjetor, ka arritur në 1100. Vetëm gjatë ditës së fundit janë nxjerrë 23 trupa nga rrënojat në qytetin e Gazës, pas bombardimeve nga ajri të forcave izraelite. Ndërsa përpjekjet diplomatike për t i dhënë fund konfliktit po përshpejtohen dhe më tej, një i dërguar special ka shkuar në Uashington për të takuar ndërmjetësit egjiptianë ndërkohë që ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, gjendet gjithashtu në Uashington, për të takuar sekretaren Amerikane të Shtetit, Kondoleza Rais. Kjo e fundit do të kërkojë të arrijë të nënshkruajë një marrëveshje me Livnin, për të ndaluar kontrabandën e armëve drejt Gazës.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009