E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush ofron kredi qeveritare për General Motors dhe Chrysler

Uashington - Presideti amerikan, Xhorxh W. Bush, ofroi një kredi prej 13.4 miliard dollarësh për kompanitë amerikane të makinave që ndodhen në vështirësi ekonomike. Presidenti tha se më vonë këtyre kompanive do t’u jepet edhe 4 miliard dollar të tjerë.

Kompanitë General Motors dhe Chrysler ishin në bisedime me administratën e Bushit për të marrë hua për kapërcimin e krizës të paktën për muajt e parë të vitit 2009. Këto dy kompani po vuajnë pasojat e recesionit global, i cila ka çuar në shtrëngimin e kreditit, uljen e kërkesës konsumatore dhe uljen e shitjeve të makinave.

Kompanitë janë drejt falimentimit, ku Chrysler do të mbyllë 30 uzina të saj për të paktën një muaj duke filluar që nga dita e djeshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›