Obama publikon emrat e fundit të kabinetit të tij
Uashington - Presidenti i zgjedhur Barak Obama emëroi dje dy vendet e fundit për kabinetin e tij. Obama bëri publik emrat për Sekretaren e Punës dhe Sekretarin e Transportit.
Hilda Solis do të jetë Sekretarja e Punës. Zonja Solis është bijë emigrantësh nga Anerika Latine. Ajo ka qenë e përqëndruar në çështjet e emigrantëve kur ishte anëtare e Kongresit amerikan.
Sekretar i Transportit do të jetë kongresmeni Rei LaHud. Zoti LaHud ka shërbyer më parë në Komisionin e Transportit të Kongresit. LaHud do të jetë republikani i dytë në kabinetin e Barak Obamës.
“Emërimi i tij tregon frymën dypartiake e cila do të na duhet që të ecim përpara në Amerikë. Rei e ka shpalosur këtë lloj fryme gjatë viteve të tij në shërbimin publik”, tha Obama.
Vështirësitë ekonomike që po kalon Amerika e detyruan Presidentin e zgjedhur Obama që të emëronte sa më shpejt anëtarët e kabinetit të tij.