E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti çek ndalon misionet jashtë vendit

Prag - Rreth 500 ushtarët çekë që ndodhen të stacionuar në Afganistan, do të ndërpresin misionin në fund të vitit. Ky është vendimi që Parlamenti çek ka marrë një ditë më parë për të mos lejuar zgjatjen e mandateve të forcave të armatosura jashtë vendit. Për krah atyre në afganistan, në vend do të kthehen edhe 550 ushtarët e misionit KFOR në Kosovë, si dhe pesë oficerë çekë me mision trainues në Irak. Vendimi i parlamentit nuk është pritur mirë nga Kryeministri Mirek Topolanek. Sipas tij, kjo përbën një sfidë dhe disfatë të rëndë për Republikën çeke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›