Topalli: Mbështes misionin kundër tumoreve
• Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, takoi dje përfaqësuesit e lidhjes Shqipëri-Itali "Kundër tumoreve".Në fillim të takimit, përfaqësuesi i lidhjes, Pace Giuseppe, vuri në dijeni Kryetaren e Kuvendit për idenë e krijimit të lidhjes, si dhe nënshkrimin zyrtar të saj në javët e ardhshme. Giuseppe tha se do të ishte në nderin e lidhjes dhe misionit të saj human, që Kryetarja Topalli të pranonte postin e Presidentes së Nderit. Kryetarja Topalli vlerësoi si shumë të rëndësishëm ngritjen e kësaj strukture, jo vetëm për fushën e mjekësisë, por për gjithë shoqërinë shqiptare. "Është një nder dhe një kënaqësi e veçantë që takoj sot grupin e mjekëve. Mbështes me të gjithë forcat e mia, misionin në këtë luftë, si dhe fushatën që ju po ndërmerrni në ndërgjegjësimin e shoqërisë për parandalimin e tumoreve dhe veçanërisht gratë, kanë shumë për të mësuar për tumoret, të sensibilizohen për hapat që duhen marrë në parandalimin e kësaj sëmundje të rrezikshme jo vetëm për to, por dhe për fëmijët që kanë nevojë për kujdesin e nënës", tha Topalli.