E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: 6 gushti i përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga Berisha, nuk e votojmë

Gazeta Shqip

Partia Socialiste shprehu sërish ditën e sotme qëndrimin e vet lidhur me çështjen e imunitetit dhe votimin në seancën e datës 6 gusht. Deputeti Ditmir Bushati, në një deklaratë për mediat, theksoi se data 6 gusht nuk është përcaktuar as nga ndërkombëtarët, dhe nuk ka as konsensusin e PS, duke konfirmuar edhe njëherë faktin se të majtët nuk do ta votojnë.

“Data 6 gusht është thjesht një datë e përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga Berisha. Kufizimi i imunitetit, në asnjë rrethanë nuk mund të barazohet me përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria në luftën kundër korrupsionit”, – tha Bushati.

Ai shprehu edhe një herë qëndrimin e socialistëve lidhur me këtë fakt, duke theksuar se për PS kufizimi i imunitetit duhet të shoqërohet me veprime kushtetuese dhe institucionale që sigurojnë kushtet për çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë.

“Ne kemi votuar pro në parim dhe nen për nen për ndryshimet e propozuara, por meqenëse jemi duke ndërhyrë në Kushtetutë, propozojmë edhe disa ndryshime të tjera. Qëndrimet tona janë shumë të qarta, por Berisha nuk pranon as të debatojë propozimet e opozitës”, – theksoi Bushati.
3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Bushati: 6 gushti i përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga Berisha, nuk e votojmë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›