Hapet Ambasada e Izraelit, Berisha: Do forcojmë marrëdhëniet

Tashmë edhe Izraeli do të ketë përfaqësinë e tij në vendin tonë. Në ceremoninë e hapjes së Ambasadës izraelite në Tiranë , kryeministri Sali Berisha dhe zëvendës.Kryeministri e Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman kanë vlerësuar historinë që lidh dy kombet tona, një lidhje që forcën më të madhe e pati gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria i strehoi dhe mbrojti popullin hebre, përkundër politikës së shfarosjes që ndoqi shumica e vendeve të Evropës.
Në këtë drejtim Kryeministri Berisha hoqi paralele me fillimet e Holokaustit me vitet e diktaturës në Shqipëri.
Nga ana e tij, Ministri Liberman tha se populli izraelit e vlerëson shumë atë që populli shqiptar bëri për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Ambasadës izraelite në Tiranë, ishin personalitete të shumtë të politikës shqiptare dhe izrealite, të jetës publike dhe të medias.