E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Përrallën e bllokimit të statusit Berisha dhe Volonte tia tregojnë njëri-tjetrit

Gazeta Shqip

Kryesocialisti ka reaguar pas deklaratës së kryeministrisë për takimin Berisha-Volonte

Shefi i opozitës, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrisë mbi takimin që ka zhvilluar kryeministri Berisha me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte. Duke ju referuar fjalëve të Volonte se PS dhe Rama po pengon progresin e Shqipërisë duke mos votuar heqjen e imunitetit, kryesocialisti është shprehur se nuk është hera e parë që dëgjohen deklarata kundër PS-së nga e eksponentë të së djathtës evropiane. “Nuk është hera e parë që eksponentë të dorës së dytë të së djathtës europiane bëhen pjesë e fushatave denigruese ndaj opozitës shqiptare, krah për krah me Sali Berishën”, deklaron Rama. Sipas tij, pavarësisht shpifjeve opozita e ka kryer detyrën për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Sado të shpifë e shajë opozitën kryetari i Partisë Demokratike dhe çfarëdo isoje t’i mbajë atij ndonjë i djathtë europian, Partia Socialiste ka bërë në këtë vit politik për integrimin europian e për statusin e kandidatit për Shqipërinë, aq sa asnjë opozitë s’ka bërë ndonjëherë më parë. Përrallën e bllokimit të statusit nga opozita meqë socialistët kanë deklaruar se nuk votojnë në datën 6 gusht, zotërinjtë Berisha dhe Volonte mund tia tregojnë njëri-tjetrit apo atyre që u besojnë verbërisht, po asnjë shqiptari që shikon e që dëgjon me sytë e me veshët e tij”,shkruan Rama në deklaratën për mediat

Kryesocialisti ka ritheksuar dhe njëherë qëndrimin e partisë që ai drejton në seancën e 6 gushtit: “Grupi parlamentar i opozitës do ta votojë pro kufizimin kushtetues të imunitetit, vetëm pasi të jenë diskutuar edhe ndryshimet e tjera kushtetuese të propozuara prej tij”, deklaron lideri i opozitës.

3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Përrallën e bllokimit të statusit Berisha dhe Volonte tia tregojnë njëri-tjetrit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›