E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbikëqyrja e pavarësisë, fund më 10 shtator

Hajredin Kuçi

Qeveria e Kosovës koordinohet me faktorin ndërkombëtar për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Mbikëqyrje e cila, sipas zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, do të përfundojë më 10 shtator.

Në një takim të përbashkët në mes të zv/kryeministrit Kuçi dhe Robert Wiltonit, kryesues për çështje të politikave në ICO është diskutuar rreth menaxhimit të çështjes së përfundimit të pavarësisë së Kosovës.

Në takim u theksua fakti se duhet të koordinohen të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve që lidhen me mbikëqyrjen e pavarësisë, amendamenteve kushtetuese dhe shkëmbimit të letrave mes Kosovës dhe BE-së për mandatin e EULEX-it.

U theksua nevoja për një koordinim të plotë në mes të të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe u pajtuan që me rastin e takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar të Kosovës me 10 shtator të shënohet edhe përfundimi formal i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kuçit.

Ministri Kuçi nënvizoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për të koordinuar të gjitha veprimet për shënimin e përfundimit të pavarësisë. Është një proces që vjen si rezultat i maturisë dhe vendosmërisë së institucioneve për zbatimin e veprimeve që dalin nga pakoja e Ahtisarit dhe bashkëpunimit që ka patur Kosova me institucionet ndërkombëtare, tha Kuçi. /Zëri/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›