Imuniteti, Volonte: Rama është kundër transparencës

Me tone të ashpra ai ka kritikuar Ramën se po bën një dëm të dyfishtë, duke u rreshtuar në anën e tyre që nuk duan transparencën dhe që nuk e duan Shqipërinë në Europë.
"Ajo për të cilën më vjen më shumë keq, është se për herë të dytë Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama shtiren se nuk e dinë që ky ligj i ri për imunitetin është një nga kushtet thelbësore dhe të rëndësishme, në mënyrë që Bashkimi Evropian të japë një mendim në favor të vazhdimit të procedurës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra vota kundër e Ramës po bën një dëm të dyfishtë, pra bën dëm duke u rreshtuar në anën e atyre që nuk duan transparencë në parlament, dhe për fat të keq, për herë të dytë renditet në anën e atyre që nuk e duan Shqipërinë në Evropë", është shprehur Volonte.
Ai i ka bërë sërish thirrje të gjitha forcave politike në Parlament, duke i kërkuar dhe vetë kryesocialistit që të mendohet për qëndrimin e tij. Volonte thekson se kufizimi i imunitetit është një tjetër kusht i Bashkimit Evropian, për të marr notë pozitive në progres raportin e vjeshtës.
"Unë mendoj, se është e drejtë të ftosh të gjitha forcat politike në parlament duke përfshirë dhe zotin Rama, për t?u menduar dhe njëherë për këtë qëndrim të tij sepse ky qëndrim është kundër Shqipërisë dhe kundër transparencës në Shqipëri",vijon Volonte, cituar nga AS.
Këshilli i Evropës përmes projektit antikorrupsion për Shqipërinë PACA, ishte një nga hartuesit e amendamenteve të nismës që demokratët paraqitën në Kuvend, sipas një modeli të avancuar të reformës së imuniteteve në Evropë. /Start/
2012-08-03 12:09