Pogradec, polici vetëvritet me armën e shërbimit

Foto Ilustruese
POGRADEC- Një efektiv i policisë i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe sipas të dhenave të para të policisë viktima është identifikuar si shtetasi Muharrem Jashllari, 45 vjec.
Mësohet se ai është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij. Ende nuk ka të dhëna rreth shkaqeve të ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.