Bushati: 6 gushti nuk përfaqëson asnjë kusht
Deputeti Ditmir Bushati, akuzoi mazhorancën se gjatë gjithë këtyre ditëve po zhvillon propagandë, duke e përdorur çështjen e imunitetit për interesa politike.
Bushati tha se nga të gjitha detyrat e vendosura nga Komisioni Evropian vënë për Shqipërinë, janë përmbushur vetëm ato që kanë lidhje të drejtpërdrejt me kontributin e opozitës në këtë proces.
“Data 6 gusht nuk përfaqëson as ndonjë afat kohor të përcaktuar nga Brukseli, as ndonjë datë të shënuar, të vendosur bashkërisht e me konsensus nga forcat politike, për të votuar kufizimin e imunitetit. Jo, data 6 gusht është thjesht dhe vetëm një datë, e përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga Sali Berisha. Për ne socialistët, mbi të gjitha, kufizimi i imunitetit duhet shoqëruar me veprime kushtetuese e institucionale që krijojnë kushtet e përshtatshme për të siguruar gjurmë provash të pakundërshtueshme për çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Bushati.
Ai shtoi se kufizimi i imunitetit dhe çrrënjosja e pandëshkueshmërisë kërkojnë institucione kushtetuese të pavarura e funksionale sikundër një bashkëpunimin ndërinstitucional. “Ne socialistët, kemi qenë nismëtarët për kufizimin e imunitetit në rrugë kushtetuese, çka shquhej qartë edhe në citimet e djeshme të Ministres së Integrimit Evropian. Ndaj, kemi votuar pro, në parim e nen për nen, ndryshimet e propozuara. Por, meqenëse jemi duke ndërhyrë në Kushtetutë, kemi propozuar edhe një sërë reformash të tjera, që gjithashtu kërkojnë ndryshime kushtetuese, për të garantuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë, çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe luftën kundër korrupsionit”, u shpreh ai.
Në fund, Bushati u shpreh se parlamenti shqiptar ka të gjithë mundësinë që krahas ndryshimeve kushtetuese që kufizojnë imunitetin, të votojë njëherazi edhe ato ndryshime kushtetuese që do ta vendoste Shqipërinë një hap më afër marrjes së statusit të vendit kandidat. /Start/
2012-08-03 13:58