Intervista e Volonte Rama kunder transparences dhe Europes

“Edi Rama nuk resht së befasuari Europën. Befasia e fundit është refuzimi i tij për të votuar me 6 gusht heqjen e imunitetit të parlamentarëve dhe zyrtarëve të lartë. Presidenti i Partisë Popullore Europiane në KiE, Luka Volonte thotë se me këtë qëndrim Rama është rreshtuar në anën e atyre që nuk e duan transparencën”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Popullore Europianë në KiE, Lika Volonte gjatë një interviste për “ABC News”, lidhur me zhvillimet politike në vend, e konkretisht për qëndrimin e Partisë Socialiste për të mosvotuar në 6 gusht për kufizimin e imunitetit.
“Kam mbetur shumë i befasuar kur kam marrë vesh këto ditë se pikërisht një nga dy liderët, pra Rama i cili për vite të tëra ka reklamuar në të gjithë Europën me polemika kundër Berishës, idenë e një transparence më të madhe, dhe të një reforme për imunitetin, pasi ka parë dhe ka pranuar pjesën më të madhe të amendamenteve, ka vendosur nga ana tjetër të mos votojë një reformë shumë thelbësore. Pra ai që dikur thoshte dhe kërkonte më shumë transparencë sot është ai që nuk lejon që kjo transparencë të jetë pjesë e sistemit shqiptar”, deklaroi ai.
Sipas zotit Volonte fatkeqësia është se kreu i opozitës shqiptare shtiret se nuk e din që reforma për imunitetet është kusht thelbësor në mënyrë që Bashkimi Europian të vendosë t’i japë Shqipërisë statusin e kandidatit. Ai thotë se me këtë qëndrim Rama, jo vetëm që rreshtohet në anën e atyre që nuk duan transparencën, por dhe të atyre që nuk e duan Shqipërinë në Europë.
“Ajo për të cilën më vjen më shumë keq, është se për herë të dytë Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama shtiren se nuk e dinë që ky ligj i ri për imunitetin është një nga kushtet thelbësore dhe të rëndësishme, në mënyrë që Bashkimi Europian të japë një mendim në favor të vazhdimit të procedurës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pra vota kundër e Ramës po bën një dëm të dyfishtë, pra bën dëm duke u rreshtuar në anën e atyre që nuk duan transparencë në parlament, dhe për fat të keq, për herë të dytë renditet në anën e atyre që nuk e duan Shqipërinë në Europë. Unë mendoj, se është e drejtë të ftosh të gjitha forcat politike në parlament duke përfshirë dhe zotin Rama, për t’u menduar dhe njëherë për këtë qëndrim të tij sepse ky qëndrim është kundër Shqipërisë dhe kundër transparencës në Shqipëri”, vuri në dukje Volonte.
Kreu i Partive të qendrës së djathtë europiane në Këshillin e Europës tha se votimi i së hënës është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse më këtë reformë deputetët nuk janë më të paprekshëm, dhe fut në sisitemin parlamenmtar një transparencë më të madhe, por dhe një përgjegjshmëri më të madhe të atyre që eventualisht mund të kryejnë krime. Po ashtu –thekson Volonte - reduktimi i imunitetit sjell një një barazi më të madhe të qytetarëve dhe deputetëve para ligjit. Këshilli i Europës përmes projektit antikorrupsion për Shqipërinë PACA, ishte një nga hartuesit e amendamenteve të nismës që demokratët paraqitën në Kuvend, sipas një modeli të avancuar të reformës së imuniteteve në Europë. Por sërish mazhoranca u tërhoq, duke i hapur rrugë kufizimit klasik të imunitetit, sipas propozimeve të opozitës me qëllim që ato të votoheshin në Kuvend më datën 6