PS kunder kufizimit te imunitetit
Tre ditë para votimit në kuvend të reformës për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë në kuvend, Partia Socialiste konfirmoi qartë se nuk ka ndërmend të japë votën pro. Deputeti socialist dhe kryetari komisionit kuvendor të integrimit Ditmir Bushati përsëriti edhe një herë kushtet selise rozë për votën pro kufizimit të imuniteti që ka të bëjë me ndryshime më të thelluara kushtetuese, të cilat janë kundërshtuar nga Kryeministri Berisha pasi ne vlerësimin e tij, Partia Socialiste kërkon imponimin në një sistem demokratik të kushtetutës së minorancës. Konkretisht partia socialist propozon si kusht për votimin e kufizimit të imunitetit, edhe ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit ku të sanksionohet zgjedhja e drejtuesve të institucioneve kushtetuese me shumicë të cilësuar. Edhe një herë, socialistët iu rikthyen çështjes së datës 6 gusht e cila sipas tyre nuk është një datë e caktuar nga Brukseli por nga vetë mazhoranca.
Partia Socialiste është e bindur se vetëm me ndryshime kushtetuese që propozon ajo, vendi do të mund jetë i aftë të luftojë korrupsionit dhe të ecë më para drejt integrimit, ndërsa sugjerimet që vijnë nga Brukseli dhe në letrën më të fundit të komisionerit për zgjerimin Stefan Fyle drejtuar Kryeministrit Berisha, i kërkohet politikës shqiptare vetëm kufizimi i imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë.