E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu Rama takim me ministrit izraelit Liberman

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim pune me Avigdor Lieberman, Zv/kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit. Rama falenderoi qeverinë e Izraelit dhe zotin Lieberman për kontributin e tij personal, në konkretizimin e vendimit të rëndësishëm për hapjen e Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Ai e vlerësoi këtë si shenjë domethënëse të vullnetit për të zhvilluar më tej marrëdhëniet miqësore me interes të ndërsjellë midis të dy vendeve dhe popujve. Zoti Lieberman në fjalën e tij, ndër të tjera, nënvizoi ndjenjat e mirënjohjes së popullit izraelit për popullin shqiptar për kontributin e dalluar gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtje të jetës së hebrenjve. Gjatë takimit u shkëmbyen mendimet dhe u bënë vlerësime për situatën politike në vendet përkatëse dhe në rajonet përreth, duke vlerësuar kontributin e rëndësishëm të dy vendeve për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›