E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: ADK-ja pretendon një post zv/ministri në kabinetin e ri qeveritar

zef-bushatiTiranë- Një ditë pasi kryeministri i zgjedhur Edi Rama dhe njëherësh kreu i koalicionit fitues në zgjedhjet e 23 qershorit mblodhi aleatët kanë dalë edhe kërkesat e para publike.

Kryetari i ADK-së, Zef Bushati ka kërkuar përfaqësim në kabinetin qeveritar të Ramës, si aleat i Alenacës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e 23 qershorit.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj fora politike, Bushati e ka shprehur një pretendim tëtillë.

Bushati tha se kjo forcë pretendon një post në nivel zv/ministri: ADK dha kontribut në fitoren e koalicionit të majtë, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›