E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: ADK pretendon një post zv/ministri në qeverinë e Ramës

TIRANË- Kreu i ADK-së, Zef Bushati kërkon përfaqësim në kabinetin qeveritar të Ramës, si aleat i Alenacës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Deklarata është bërë sot nga vetë Bushati në mbledhjen e kryesisë së kësaj force.

Duke komentuar rreth takimit me Ramën ditën e djeshme, Bushati tha se kjo forcë pretendon një post në nivel zv/ministri.
“ADK dha kontribut në fitoren e koalicionit të majtë”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›