E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, Basha: Rama mban qëndrim antishtet. Patozi, thotë çfarë mendon

basha4Tiranë- Teksa ka inaguruar përfundimin e punimeve në rrugën ‘Gramoz Pashko’, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi edhe kryetari i ri i Partisë Demokratike i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për deklaratat e nënkryetarit të PD-së bërë një ditë më parë teksa tha se fituesi i garës ishte i paracaktuar.

Basha ka theksuar se PD-ja është parti e mendimeve të lira ku secili sipas tij mund të shprehë mendimet dhe qëndrimet e tij. Ai tha se

Në PD cdokush thotë atë që mendon, atë që do të thotë. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerëzve të lirë. Mbi 41 mijë anëtarë janë shprehur qartë, duke dëgjuar zërin e tyre është detyra ime të përballem me sfidat e forta që na presin, tha Basha.

Ndërsa ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit të zgjedhur Edi Rama në lidhje me INSTAT, Basha tha se Rama po mban qendrime anti-shtet. 

Qendrimi i djeshëm i Ramës tregon një mendësi të vjetër anti-shtet, anti-institucione, për të zhdukur dhe eliminuar një zë të fuqishëm të së vërtetës. Është një projekt i rrezikshëm anti-shtet zhdukja e një zëri të besueshëm, me qëllim për të manipuluar të vërtetën, duke vërtetuar se premtimet piramidale të 23 qershorit, që ishte skema e mashtrimit të përdorur karshi votuesve shqiptarë, po sjell kosto pas kostoje, dhe pjesë e kësaj është dhe kjo. PD do qendrojë fuqishëm në mbrojtje të cdo institucioni dhe të së vertetës, tha Basha. 

Rruga e inauguruar sot ’Gramoz Pashko’, u shërben mbi 8 mijë banorëve dhe mbi 30 mijë qytetarëve të tjerë që do ta përdorin atë si një artierie komunikimi. Sikurse tha Basha, kjo është një rrugë e bërë me parametra modernë, që ka ndryshua tërësisht cilësinë e jetës së këtyre qytetarëve dhe sot jam i kënaqur se së bashku me banorët shikojmë përfundimin e një pune, e cila faktkisht bëri sikur nisi për afro 10 vjet, por nuk nisi asnjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›