E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i FSHF telegram ngushëllimi familjes së Brian Filipit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së futbollistit Brian Filipi për vdekjen e tij si pasojë e një aksidenti. Në mesazhin e presidentit të FSHF-së thuhet "E nderuar familja Filipi! Të nderuar miq, trajnerë dhe kolegë të Brian Filipit! Thellësisht i tronditur, kam mësuar sot për humbjen e birit, shokut dhe futbollistit të skuadrës kombëtare U-21, në një aksident tragjik në Itali. Brian Filipi, ishte një lojtar me të ardhme, i evidentuar nga specialistët shqiptarë dhe të huaj. Pjesë e skuadrës kombëtare shpresa dhe i Ravenës në Itali, ai ishte në rrugën e duhur drejt afirmimit dhe suksesit",
Më tej, në telegram thuhet "Në këtë moment të vështirë për ju, për ne dhe komunitetin e futbollit, në emër të Federtës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta, në këtë ditë të dhimbshme për të gjithë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›