E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, humbet jetën futbollisti Brajan Filipi

Filipi ishte duke ecur së bashku me një shok në një aks rrugor në zonën e Ravenës, në momentin që një makinë doli nga rruga dhe e goditi të riun për vdekje.

Viktima humbi jetën menjëhrë pas përplasjes fatale.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmive të tyre, pasi e goditi nga prapa, makina e hodhi disa metra në ajër 20-vjeçarin nga Shqipëria.

Prej disa vitesh, Brajan Filipi luante në ligat veriore të futbollit italian dhe së fundi aktivizohej tek ekipi i Ravenës.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›