E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Gjetja e gjuhes se perbashket, nje mundesi per ne BE

Se Shqiperia duhet te beje "detyrat e shtepise" per te ecur ne procesin e integrimit, pranohet edhe nga Partia Socialiste. Por se si do te ecet perpara kur mungon dialogu, formulen nuk po e jep asnje. Deputeti socialist Ditmir Bushati, tha dje se proceset integruese, kerkojne maturim te politikes shqiptar, si nje mundesi me e madhe qe te dalin nga ngerci politik. "Cdo hap drejt daljes nga kriza, do t'i jepte mundesine Shqiperise, te ecte perpara. Gjetja e gjuhes se perbashket, do te jete nje mundesi shume e mire, per rrugen tone drejt Bashkimit Evropian", tha dje Bushati, pa dhene nje formule zgjidhjeje, per rikthimin e opozites ne Kuvend, apo gjetjen e dialogut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›