KE, sherri PD-PS heq te drejten e votes
Bojkoti i perfaqesuesit socialist ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, i kushtoi dje voten te delegacionit shqiptar ne kete Asamble. Me celjen e punimeve te sesionit te dimrit diten e djeshme, grupi socialist ne kete Asamble, iu komunikoi anetareve qe Shqiperia te mos kete te drejten e votes, duke vleresuar se eshte cenuar rregullorja e KE-se, nga menyra e perfaqesimit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare. Kete vendim, ish-kreu i delegacionit te vendit tone ne Asamblene Parlamentare te KE-se, Aleksander Biberaj, e quajti dje si nje demtim te imazhit te Shqiperise. "Eshte nje anti reklame e keqe, aq me teper qe po ndodh per te dyten here brenda nje viti. Imazhi i Shqiperise po demtohet rende",-tha Biberaj. Nderkohe qe perballe kesaj situate, Kuvendi nepermjet zedheneses, Suela Ruseti, akuzoi se kerkesa e Edi Rames, per te sfiduar kredencialet e delegacionit parlamentar ne Keshillin e Evropes, eshte perpjekje dashakeqe ndaj vendit. "PS ne delegacionin e Asamblese se Keshillit te Evropes ka pasur vetem nje anetar dhe ky, eshte zoti Kastriot Islami. Deri ne momentin e verifikimit te kredencialeve, zoti Islami ka te drejte te ushtroje te gjitha atributet si pjesetar i Delegacionit te Asamblese se Keshillit te Evropes", tha Ruseti. Per pasoje, ajo shtoi se kerkesa e Rames eshte false dhe e pabazuar, edhe per faktin se nese ne legjislaturen e kaluar, Partia Socialiste kishte nje vend si anetar dhe nje vend si zevendesues kesaj radhe, asaj i eshte lene vendi i anetarit dhe dy vende si zevendesues. "Kuvendi ka zbatuar ligjin e rregulloren dhe mandatet e deputeteve te Delegacionit Shqiptar ne Asamblene e KE-se, jane krejtesisht legjitime", theksoi Ruseti.