E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Heqja e imunitetit, jo i vetmi detyrim për në BE

Partia Socialiste ka deklaruar sot se heqja i imunitetit nuk është kriteri i vetëm për tu përmbushur nga Shqipëria për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së dhe njëherësh kryetari i komisionit të integrimit Ditmir Bushati duke i referuar deklaratës së ministres Majlinda Bregu se heqja e imunitetit është i vetmi kriter i mbetur tha se reforma parlamentare është një tjetër kriter që duhet të përmbushet.

"Jo më larg se dje ministrja e integrimit doli dhe i tha shqiptarëve se i vetmi detyrim i papërmbushur është votimi i heqjes së imunitetit në 6 gusht. E vërteta është tjetër dhe për këtë mjafton të theksohet letra e komisionerit Fyle ku listohen arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe veprimet konkrete që duhet të përmbushen deri në shtator. Nga 12 detyrat e kërkuara deri më sot janë përmbushur vetëm ato që kanë lidhje me kontributin e opozitës në këtë proces” tha Bushati.

Ai ka theksuar se PS-ja është e angazhuar për të përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar nga KE-ja për procesin e integrimit dhe këtë e ka treguar duke miratuar një sërë ligjesh, siç është edhe reforma zgjedhore por shtoi se se një tjetër reformë e rëndësishme që duhet të përmbushet është edhe ajo parlamentare.

“Data 6 gusht nuk përfaqëson afat të përcaktuar nga Brukseli as ndonjë datë të vendosur bashkërisht e me konsensus e nga forcat politike, ajo është thjesht në datë e përcaktuar njëanshëm nga Sali Berisha. Kufizimi i imunitetit është vetëm pikësnisja që duhet të shoqërohet me masa të qarta anti-korrupsion. Meqë jemi duke ndërhyrë në kushtetutë kemi propozuar reforma të tjera për drejtësinë, pandëshkueshmërinë dhe luftën kundër korrupsionit. Kufizimi i imunitetit dhe çrrënjosja e pandërshkueshmërisë kërkojnë një bashkëpunim institucional” shtoi Bushati.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›