E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Integrimi nuk është lotari

Deputeti Ditmir Bushati, njëkohësisht kreu i komisionit parlamentar të Integrimit, u shprehu shqetësim se Shqipëria rrezikon të humbasë për tretën herë radhazi statusin e vendit kandidat dhe të largojë edhe më tej perspektivën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Ai bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Berisha. “Integrimi Evropian nuk është lotari! Ndaj, Sali Berisha nuk mund të luajë bixhoz me fatin evropian të shqiptarëve. Partnerët tanë ndërkombëtarë e kanë thënë shkoqur se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të kremtojmë 100 vjetorin e Shqipërisë shtet si një vend i ankoruar në rrjedhat evropiane”, theksoi ai.

Bushati shtoi se Berisha duhet të heqë dorë nga akuzat dhe të bashkëpunoj[ për mbylljen një orë e më parë të reformës zgjedhore. “Është detyrë e kësaj qeverie për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, administratës publike, garantimit të të drejtave pronësore, reformës në drejtësi. Mosrealizimi i këtyre reformave është përgjegjësi direkt e Sali Berishës”, vijoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-06-27 17:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›