Barcelona e magjishme poshtëron ekipin e Malagës (video)
Barcelonë - Barcelona i është rikthyer këtë javë fitoreve të thella në kampionatin spanjoll teksa shkatërroi 6-0 skuadrën e Malagës. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola me fitoren e mbrëmshme duket se i ka dhënë lamtumirën luhatjeve të fundit.
Ksavi Hernandez është autor i një goli të mrekullueshëm në minutën e 19-të. Këtij goli do t’i zbehej disi bukuria pas golave të tjerë akoma më të mrekullueshëm. Leo Mesi shënon golin e dytë në minutën e 25-të. Shtatë minuta më vonë vjen radha e francezit Henri për të shpalosur madhështinë e tij në “Kamp Nou”. Samuel Eto nuk pajtohej dot me idenë të shkonte në dhomat e zhveshjes pa shënuar, duke 4-fishuar keshtu rezultatin.
Barcelona në pjesën e dytë arrin të shënojë edhe dy herë të tjera. Autorët e golave në këtë pjesë ishin Dani Alvesh në minutën e 51-të dhe Samuel Eto në të 56-ën. Me këtë fitore Barcelona e drejtuar nga Pep Guardiola ngjitet në kuotën e 69 pikëve, duke e rritur shumë golavorazhin pozitiv. Ndërsa, për Malagën golat e pësuar në këtë ndeshje e ulin atë në vendin e 7-të, aq sa ka Deportivo dhe Atletiko që renditen para saj falë golavorazhit.
Më poshtë ju ftojmë të shihni në video golat fantastikë të shënuar nga yjet e Barcelonës.