E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Huando Ramosit shpartallon Almerian (video)

Madrid - Reali i Madrid arriti të dhuronte emocione të shumta në përballjen e kësaj jave me Almerian. Skuadra e drejtuar nga Huando Ramos arriti ta fitonte me rezultatin e thellë 3-0 këtë ndeshje. Marselo kalon përpara Realin me një gol të mrekullueshëm në minutën e 23-të. Goli i brazilianit do të qëndronte në fuqi deri në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë është holandezi Huntelar që arrin të shënojë dy gola personalë, dhe të thellojë njëkohësisht rezultatin e Realit. Në minutën e 53-të sulmuesi Huntelar 2-fishon shifrat pas një rrëmuje në zonë. Në një pozicion të ngjashëm ai arrin të shënojë edhe golin e tretë për kryeqytetasit në minutën e 66-të.

Me këtë fitore Reali i Madridit arrin të ruajë hapin e Barcelonës kryesuese, duke u ngjitur në kuotën e 63 pikëve, 6 më pak se katalanasit. Almeria ndodhet në vendin e 15-të në kuotën e 31 pikëve, aq sa ka Getafe dhe Atletiko Bilbao që renditen përpara saj falë golavorazhit.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni golat fantastikë të shënuar nga Marselo dhe Huntelar për skuadrën e Realit të Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›