Pique mungon për dy javë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do të jetë jashtë aksionit për dy javët e ardhshme, pas largimit të tij nga loja për shkak të dëmtimit në sfidën ndaj Racing Santander.
24 vjeçari ishte rikthyer nga dëmtimi, por u detyrua që për shkak të një dëmtimi tjetër në kofshë të largohej nga takimi vetëm tetë minuta pas inkuadrimit.
Menjëherë mjekët e Barcelonës e kanë ekzaminuar mbrojtësin dhe kanë arritur të zbulojnë një dëmtim në kofshën e tij të djathtë, duke bërë që ai të qëndrojë dy javë jashtë fushave.