E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Mungesa e lirise, cmimi qe paguhet nga paaftesia e Berishes

Denis Dedej

Partia Socialiste ka fajesuar kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha, per cmimin e larte te mungeses se lirise dhe levizjes se lire ne Bashkimin Evropa. Gjate nje deklarate per mediat, kandidati per deputet i selise roze, Ditmir Bushati, deklaroi dje se Propozimi i fundit i Komisionit Evropian, konfirmon ate qe PS ka disa muaj qe ua ben me dije shqiptareve, duke nenvizuar se per shkak te paaftesise e te korrupsionit te kesaj qeverie, Shqiperia mbetet jashte programit te heqjes se vizave me Bashkimin Evropian. "Pra, shqiptaret e shqiptaret detyrohen te vazhdojne te paguajne, fare padrejtesisht, cmimin e larte te mungeses se levizjes se lirise ne Evrope, per shkak te Sali Berishes e te nje qeverie te kthyer ne nje biznes familjar", theksoi Bushati. Sipas tij, ne kundershtim me propaganden boshe, te oborrit te kryeministrit dhe "tonelatat" e genjeshtrave elektorale per Shqiperine pa viza, qendrimi i Komisionit Evropian konfirmon se qeveria familjare e Sali Berishes, ka deshtuar. "Qeveria "familjare" e Sali Berishes, ka deshtuar plotesisht ne permbushjen e standardeve, qe kane te bejne me mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme, me pajisjen e qytetareve shqiptare me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike", vleresoi zyrtari socialist. Per seline roze, Berisha ka deshtuar plotesisht ne permbushjen e standardeve, qe kane te bejne me migracionin e paligjshem, ripranimin dhe menaxhimin e integruar te kufijve. Sipas Bushatit, qeveria "familjare" e Sali Berishes ka deshtuar plotesisht, ne permbushjen e standardeve qe kane te bejne me mbrojtjen e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, kryesisht ne lidhje me mbrojtjen e pakicave kombetare dhe komunitetit rom. Ai theksoi se qeveria "familjare" e Sali Berishes, mban pergjegjesi direkt per klimen konfliktuale ndaj agjencive te zbatimit te ligjit dhe ne stimulimin e aferave megakorruptive. "Duke penalizuar keshtu padrejtesisht shqiptaret, qe do te vazhdojne te mbeten peng i regjimit te vizave, nderkohe qe qytetaret e Maqedonise, Serbise e Malit te Zi do te levizin lirisht ne Evrope, qeveria familjare e Sali Berishes, thellon me tej hendekun mes Shqiperise e vendeve te rajonit", deklaroi zyrtari i Partise Socialiste, Ditmir Bushati. Reagimi vjen pas propozimit ne Keshillin Evropian per levizjen e lire per Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine. Ndersa per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, kerkohet me shume perkushtim per arritjen e disa ceshtjeve teknike. Ndersa nga ana e qeverise shqiptare, procesi i integrimit dhe liberalizimit te vizave per Bashkimin Evropian, do te jete prioriteti kryesor i kater viteve te ardhshme.

Rruga e vendeve te Ballkanit Perendimor, per regjim pa viza ne BE

Bashkimi Evropian planifikon t'u jape qytetareve te Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise mundesine e udhetimit pa viza ne vendet e BE-se, pjesetare te marreveshjes "Shengen" duke filluar nga viti i ardhshem. Ky vendim duhet te ratifikohet nga 27 vendet anetare te BE-se dhe Parlamenti Evropian. Jashte ketij vendimi mbeten Shqiperia e Bosnje Hercegovina, vende qe sipas komisionit duhet ende te plotesojne kushtet e duhura. Rasti i Kosoves nuk eshte shqyrtuar ende. Vendet e BE-se, jane ende te ndara per rrugen qe duhet te ndermerret per Kosoven, per shkak se pese vende te BE-se nuk e njohin pavaresine e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›