E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Shqiperia me viza, fyerje per kombin

"Shqiperia anetare e NATO-s nuk i ploteson kushtet per heqjen e vizave, Serbia armike e NATO-s, do te levize lirisht neper Evrope, me gjithe kriminelet e luftes". Ky eshte reagimi i kryetarit te Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, pas vendimit te BE-se per Shqiperise, qe sipas tij, as kriminelet e luftes se Milloshevicit, nuk po e penalizojne Serbine, sa c'po e penalizon Shqiperine krimineli i "Gerdecit", Sali Berisha. "Shqiptaret keto dite jane fyer ne dinjitet, jane fyer si komb, pasi per faj te nje qeverie qe vjedh, te nje qeverie qe mashtron, te nje qeverie te degraduar e ish-kryeministrit sharlatan, iu mbyllen perseri dyert e Evropes", theksoi Gjinushi. Sipas tij, shqiptaret nuk e meritojne te denohen e te trajtohen si kombi i fundit i Ballkanit, per faj te nje klani mafioz, per faj te nje pakice qe verberisht, mbeshtet a shet voten, per Sali Berishen, per faj te politikaneve matrapaze qe tregtojne mandatet e tyre. "Hiqen vizat per maqedonasit, hiqen per malazezet, hiqen edhe per serbet, por jo per shqiptaret, per faj te Sali Berishes e LSI-se. Ky qendrim i BE-se, tregon se Shqiperia nuk eshte me e fundit ne Evrope, por e fundit ne Ballkanin Perendimor", vleresoi lideri i PSD. Ai tha se kjo tregon deshtimin e kesaj qeverie, te denoncuar nga PSD per 4-vjet, tregon hipokrizine e paturpesine e atyre, qe vazhdojne te thone se do te mbeshtesin Berishen, per te nxjerre vendin nga kriza e per te integruar Shqiperine. Kjo, sipas tij, tregon se lidhja e Berishes me LSI-ne, s'behet per integrimin e Shqiperise, por per integrimin e korrupsionit e te trafiqeve te majta e te djathta. "Sali Berisha e kreu misionin e tij dhe duhet te largohet, e as mos te kete kurajen te kerkoje mandat te dyte, te largohet sic jane shprehur 800 mije shqiptare me 28 qershor", vleresoi Skender Gjinushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›