E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 18 kg marijuanë

18 kg marijuanë, një i arrestuar dhe një tjetër i shpallur në kërkim është rezultati i një operacioni të policisë së Gjirokastrës gjatë orëve të vona të natës. Sasia e lëndës narkotike ishte e mbështjellë në 15 pako dhe transportohej me një automjet drejt shtetit grek.

Policia arrestoi poseduesin e lëndës narkotike, Vilson Kalemi, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, ndërsa në kërkim u shpall drejtuesi i mjetit, Armando Azisi, 24 vjeç, i cili arriti të arratisej.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ndjekje të mëtejshme për veprën penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›