Kinë, Zemin shfaqet pas zërave për vdekjen e tij
Jiang Zemin, ish-presidenti kinez është shfaqur sot në publik për herë të parë pas zërave për vdekjen e tij. Zemin u ka dhënë fund hipotezave për vdekjen e tij, të cilat u hodhën gjatë verës nga një rrjet televiziv në Hong Kong.
Televizioni kombëtar kinez ka shfaqur pamjet direkte të një ceremonie të organizuar në kryeqytet nga presidenti aktual Hu Jintao, në të cilën Jiang Zemin shfaqet i ulur pranë udhëheqësve të tjerë të Partisë Komuniste.